Home Aktualitet Shqiptarët ma...

Shqiptarët marrin 3 ministri në qeverinë e re të Malit të Zi

42
0

Pas një diskutimi që ka zgjatur përgjatë gjithë natës, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, votuan për qeverinë e 44-të.

Kryeministri i ri i Malit të Zi, është zgjedhur Milojko Spajiç, për të cilin votuan 46 deputetë.

Ndërkohë një nga ministrat nga partia PES e kryeministrit është edhe Filip Ivanoviç.

Ndërsa sa i përket partive shqiptare, Nik Gjeloshaj është zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka është ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj është Ministër i Administratës Publike.

Ndër tjerash, Dragan Krapoviç është ministër i Mbrojtjes, Vladimir Martinoviq është ministër i Turizmit, Ekologjisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, ndërsa Tamara Vujoviq është ministre e Kulturës dhe Mediave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit