Home Aktualitet Si rekrutohen...

Si rekrutohen të rinjtë nga bandat? 26-vjeçari: 3 mijë euro për një rrahje

283
0

Si rekrutohen nga bandat të rinjtë e vendit, që paguhen për krime? Një 26-vjeçar, rrëfeu për ”Fiks Fare”, mënyrën si është rekrutuar nga grupet kriminale për të gjymtuar një person në Lushnjë. Ai thotë se për rrahjen do të paguhej 3 mijë euro, dhe nëse objektivi do të pësonte thyerje kockash do të paguhej më shumë. Porositësit i kishin kërkuar që objektivit t’i digjej edhe automjeti, ndërsa pagesa do të shtohej.

”Ai më ofroi një ”punë”. Më tha se disa të njohur të tij e kanë kontaktuar për të rrahur dhe gjymtuar një person. Duke parë vështirësitë e mia, pranova. Ai do më siguronte një makinë, ndërsa për rrahjen do më jepte 3 mijë euro. Nëse personit do t’i thyeja ndonjë gjë, shuma do të rritej.

Këtij personi do t’i digjja dhe makinës dhe çmimi ishte 1000 euro. Bashkë me të u nisa në Lushnjë në fillim të muajit shtator 2022. Takuam një person tjetër, s’m’u prezantua me emër, por kishte një servis te rrethrrotullimi i Grabianit. Ky person donte që unë të rrihja një shtetas tjetër, që kishte dhënë me qira një karburant. Karburanti dhe servisi i porositësve ishin afër”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit