Home Aktualitet Sinoptikania ...

Sinoptikania Porja: Sot dita e fundit e të nxehtit afrikan, ja si do të jetë moti ditët në vijim

6
0

Sinoptikania Lajda Porja në “News 24”, ka treguar parashikimet e motit, për sot, por edhe ditët në vazhdim.

Vala e të nxehtit afrikan, sipas sinoptikantes, do të jetë dita e sotme (30.06.2021), pasi sipas saj, do të ketë një ulje relativisht të lehtë të temperaturave të paktën deri më 6 korrik.

Sipas sinoptikantes Porja, temperaturat më të larta këtë të mërkurë do të regjistrohen në Qarkun e Beratit, ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë.

Gjithashtu ajo tha se temperaturat në ditët në vijim do të variojnë nga 35 deri në 38 gradë.

Në fakt siç e theksuam qershori do të mbyllet me temperatura të larta, do të kemi temperatura deri në 40 gradë. Qarku i Beratit do e kalojë këtë vlerë. Do të jenë temperaturat më të larta, sepse korriku do të na leje të marrim frymë. Kjo temperaturë do të tërhiqet gradualisht. Në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi pritet temperatura mbi 42 gradë. Ndërsa në Shqipëri do të jetë dita e fundit me këto temperatura.

Do të ketë rënie me 2, 3 gradë në mëngjes, dhe 1, 2 gradë në darkë. Termometri do të zbresë deri në 32-33 gradë deri më datë 6 korrik. Muaji korrik parashikohet me temperatura 33 35 gradë, do të kemi shkëputje që do të kemi temperatura mbi 38 gradë. E gjithë vija bregdetare do të jetë e favorshme sepse temperaturat nuk do të jenë mbi 42 gradë siç janë regjistruar në fund të qershorit, tha Lajda Porja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit