Home Aktualitet Situata në ve...

Situata në vend nga zjarret! Vatër e madhe në pyjet e Peshtanit, flakët nuk po shuhen as në Radhimë

25
0

Situata nga zjarret në vend, ka nisur të jetë shqetësuese. Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin me pisha dhe dushk në zonën e Peshtanit në Fier. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era dhe temperaturat e larta, ndërsa fikja e tyre bëhet tepër e vështirë.

Pranë vendit të ngjarjes aktualisht ndodhen 25 efektivë zjarrfikës të repartit të Fierit të cilët kanë lokalizuar zjarrin ndërsa në një terren të vështirë po punojnë për mbajtjen nën kontroll e fikjen e tij. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërkohë që në këto ditë me temperatura të larta rreziku nga zjarret është shumë i madh.

Vijojnë zjarret mbi fshatin Radhimë. Flakët të nxitura nga era vazhdojnë të djegin kodrat midis fshatit Radhimë dhe Tragjas, duke rrezikuar dhe stanet apo dhe vreshtat. Temperatuart e larta, por dhe era që fryn kryesisht në këtë orë ndihmon zjarrin të përparojë. Zjarrëfiksit e Vlorës janë duke punuar për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit