Home Sporti S’ka fitues n...

S’ka fitues në super ndeshjen United-Chelsea, Djajtë e Kuq thuajse jashtë Championsit (VIDEO)

104
0

Manchester United dhe Chelsea nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në super ndeshjen e kësaj mesjave në Premier League. Ishte një duel i bukur që do të dhuronte emocione në 45 minutat e para, por asnjë gol.

Në minutën e 60-të, Alonso është në vendin dhe në kohën e duhur për të shënuar me të majtën. Kundërpërgjigja e United, do të ishte e menjëhershme, me Cristiano Ronaldon që finalizoi në mënyrë fantastik pas një topi të marrë brenda zonës. Portugezi godet në mënyrë potente duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Mendy.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me Chelsea-n që e sheh veten në kuotën e 66 pikëve pas 33 javësh, ndërkohë që United mban vendin e 6-yë me 55 pikë, por me dy ndeshje me shumë të luajtura. Shanset e Djajve të Kuq për të luajtur në Champions sezonin e ardhshëm janë fare minimale. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit