Home WEB TV Sokol Balla r...

Sokol Balla rikthehet në ekran, sot në Report Tv me një ‘hard talk’ me Edi Ramën

157
0

Pas largimit të papritur nga Top Channel, gazetari i mirënjohur Sokol Balla  rikthehet në ekran, këtë herë në Report TV, në kanalin informativ më të suksesshëm sot në Shqipëri që sapo ka hapur selinë e re me studio të mëdha dhe moderne, dhe hapësira inovative për stafin. Sokol Balla regjistroi spotin e tij të parë promocional për Report TV, duke përshëndetur me “ja ku jemi prapë!” një mesazh që qartësisht i referohet kthimit të tij pas ndërprerjes nga eksperienca e mëparshme televizive.

Programi i Sokol Ballës do të titullohet “Real Story” dhe do të jetë në transmetim çdo të enjte në orën 21.00. Në ditën e parë kete jave do të jetë i ftuar kryeministri Edi Rama që do të intervistohet me një “ballë përballë” të stilit “hard talk” dhe më pas do t’u përgjigjet pyetjeve të analistëve të ftuar në studio.

Promo e emisionit zbulon disa detaje të skenografisë moderne, ideuar nga skenografi italian Carlo Cane’ që ka realizuar dhe skenografitë e shumë programeve informative  të famshme tek RAI italiane. /Shqiptarja.com

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga WebTV

Më shumë nga WebTV

Lajmet e Fundit

Te Fundit