Home Aktualitet Soreca merr “...

Soreca merr “Çelësin e qytetit” të Gjirokastrës, kryebashkiaku: Të dëshpëruarit që kërkuan shpalljen non-grata, nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat tona

6
0

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca mori “Çelësin e qytetit” të Gjirokastrës. Kryebashkiaku Flamur Golemi tha se ky vlerësim është për mbështetjen dhe promovimin që ka bërë Soreca për Shqipërinë.

Duke përmendur debatet e fundit mes Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe ambasadorit, kryebashkiaku tha se ata nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat dhe mikpritjen e shqiptarëve për Sorecën.

Zoti ambasador, disa pak të dëshpëruar në Tiranë që kanë kërkuar së fundi të shpalleni “non grata”, s’kanë asgjë të përbashkët me vlerat tona, mikpritjen shqiptare dhe vlerësimin që ne kemi për miq si ju. Jam i bindur se kaq shumë mbështetës sa ju jeni për shqiptarët dhe kaq shumë sa ju e keni promovuar Shqipërinë, do e kishit merituar një çelës në çdo qytet të Shqipërisë. Por ne në Gjirokastër u treguam më të shkathët me sa duket sepse nuk thonë kot, po the Gjirokastra i ke thënë të tëra”, tha Golemi.

Organizimet e Bashkisë së Gjirokastrës në kuadër të 16-vjetorit të përfshirjes së qytetit të gurtë në UNESCO kulmuan mbrëmjen e djeshme me një aktivitet të zhvilluar në kalanë e Argjiros. Të pranishëm kanë qenë ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, përfaqësues të trupit diplomatik të disa vendeve të BE-së, deputetja e qarkut Mirela Kumbaro, drejtues të institucioneve publike, pushtetit vendor dhe specialistë të fushës së trashëgimisë kulturore

Përgjatë këtij aktiviteti iu dorëzua titulli “Qytetar Nderi i Gjirokastrës” edhe përfaqësuesve të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli për punën dhe kontributin e dhënë për rijetëzimin dhe restaurimin e vlerave të Gjirokastrës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit