Home POLITIKE Spiropali thi...

Spiropali thirrje opozitës: Ta votojë çdo deputet zgjatjen e Vetting-ut, reforma në drejtësi është pa kthim

77
0

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali këtë të martë i ka bërë thirrje opozitës që të votojë pro ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e afateve të Vetting-ut në seancën parlamentare këtë të enjte. Teksa deklaron votat pro të PS-së, Spiropali i kërkon çdo deputeti në Kuvend që të votojë pro saj pasi Reforma në Drejtësi është pa kthim.

“Në seancën plenare të së enjtes votojmë zgjatjen e afatit të organeve të Vetting-ut deri më 31 dhjetor 2024. Ky ndryshim në Kushtetutë garanton përfundimin e procesit të vetingut të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike të procesit.

Reforma në drejtësi është pa kthim. Shumica do i votojë ndryshimet. Siç theksojnë partnerët tanë, kjo nuk është çështje partiake, por një gur i rëndësishëm kilometrik në rrugën evropiane të Shqipërisë. I bëjmë thirrje çdo deputeti të votojë pro”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit