Home Aktualitet Spiunonte për...

Spiunonte për bandën shqiptare në Greqi? Flet nëna e polices: E pafajshme, u dashurua me ”Esko-n”

380
0

Lajmet me banda shqiptarët nuk kanë të sosur. 30-vjeçari Esmin Ferhati nga Shqipëria, u arrestua në Greqi, teksa sulmoi me kaçavidë një oficere greke dhe u plagos me armën e shërbimit nga kjo e fundit në tentativën për t’u vetëmbrojtur.

Hetuesit e çështjes po ndjekin me interes të madh rastin e përfshirjes së një oficere policie vetëm 22-vjeçe, e cila shërben në një departament lokal dhe që dyshohet se ka pasur një rol specifik në organizatën kriminale me mbi 10 anëtarë të krijuar nga “Esko”.

Sipas nënës se 22-vjeçares, Ferhati dhe e bija e saj nuk kanë asnjë lidhje me botën e krimit. Teksa mbron me “mish e me dhëmbë” pafajësinë e të bijës, ajo del në mbrojtje të shqiptarit.

“Ai është djalë i mirë, ai e do vërtete vajzën time. Lidhja e tyre ka nisur përpara se vajza ime të angazhohej në polici. Ata kanë një marrëdhënie me ndjenja të pastra”, ka thënë nëna e polices.

22-vjeçarja dyshohet se ka dhënë informacion për lëvizjet e kolegëve të saj dhe numrin e forcave të policisë që shkonin në aksione për të goditur bandën e shqiptarëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit