10 gjërat që nuk dini për “djaloshin e artë”, De Ligt (FOTO LAJM)

Një mikrofon (dhe një trofe) në dorë, pa pasur aspak frikë dhe me një shpirt luftëtari, Matthijs De Ligt, i ka folur tifozëve sikur të ketë një jetë që luan futboll. Në fakt është vetëm 19 vjeç dhe të shohësh mënyrën se si ai përkushtohet në fushë, të bën të kuptosh që Juventusi jo më kot po i jep 12 milionë euro për të në sezon. Por cilat janë disa nga sekretet e një prej mbrojtësve më të mirë në botë?

 

Related image

Swiss Digital Desktop Reklama

Rekord – Kapiten në gjysmëfinalen e Champions League në moshën 19 vjeç e 261 ditë, askush më parë nuk ka mundur ta bëjë më parë këtë gjë. Ai gjithashtu është futbollisti më i ri që ka debutuar në kombëtaren e Holandës (19 vjeç, 7 muaj e 10 ditë, në ndeshjen ndaj Bullgarisë).

Swiss Digital Mobile Reklama

Familja – Një nga mbrojtësit më të kërkuar në Europë ka lindur në Leiderdorp, me prindër Vivian dhe Franck. Ka një vëlla dhe një motër binjakë, Woter dhe Fleur. Është shumë i lidhur me të emën dhe motrën, me të cilën ka dalë edhe në këtë foto.

Image result for de ligt vivian

E fejuara – Bukuroshja e apasionuar pas Ajax, është modele dhe e bija e Keje Molenar, i cili ka qenë mbrojtës i Holandës nga vitit 1980-84, madje ka luajtur disa sezone me Crujff. Shumë aktive në rrjetet sociale, në fushata publicitare.

Image result for de ligt girlfriend

Pseudonimi – Në fushë e thërrasin “Matta” për shkak të emrit Matthijs. Epiteti i tij është “dikkie”, i cili në gjuhën holandeze përdoret për dikë më të fuqishëm se të tjerët. De Ligt nuk ndihet i ofenduar nga kjo gjë, madje i pëlqen.

Sporte të tjera – Të dy prindërit e tij janë tenistë, por jo të një niveli të lartë. Ata i vendosën raketën në dorë djalit të tyre, por ky i fundit e kuptoi shumë shpejt që nuk ishte sporti ku mund të tregonte vlerat e tij. Ka provuar që të luajë edhe hokej (e fejuara e luan këtë sport), por kur zbuloi futbollin, atëherë nuk provoi më asnjë sport tjetër.

Image result for de ligt tennis

Mitet – Nga shkolla italiane, një nga ata mbrojtësit që të sulmojnë menjëherë në kavilie. Nga Baresi te Nesta, janë të shumtë modelet nga i cili është frymëzuar. Nga zërat e miteve te ato reale të Ronaldos, i cili në ndeshjen e fundit me kombëtaret, i sugjeroi që të udhëtonte në Torino.

Ajax – Jeton 5 km larg nga “Cruijff Arena”, gjithmonë ka qenë i lidhur me klubin e Ajax, pasi që i vogël ka bërë foto me Suarez. E ka rikujtuar gjithmonë legjendën Johan Cruiff edhe në fjalimin e fundit që mbajti para tifozëve duke treguar respektin e madh që ka për klubin holandez.

Related image

Miqtë – Abdelhak Nouri është një nga miqtë e tij më të mirë që në ekipet e të rinjve. Për fat të keq në vitin 2017, shoku i tij më i mirë u prek nga një aritmi dhe ra në koma, teksa u zgjua një vit më vonë me dëmtime të rëndë të trurit. Matthijs asnjëherë nuk e harroi shokun e tij të vjetër, duke i kushtuar shumë prej sukseseve.

Image result for de ligt Abdelhak Nouri

Përgatitësi – Kishte nevojë për një sprintier, për t’u dhënë pak “benzinë” këmbëve të tij të rënda. Troy Douglas, është një ish-sprintier, i cili punon prej dy vitesh në stafin e Ajax, duke ndryshuar karrierën e tij. Sapo e e pa, vendosi që të fillonte të shpejtonte hapat në fushë, një gjë që mbrojtës e ka treguar mjaft mirë sezonin e fundit.

Image result for de ligt Troy Douglas

Agjenti – Një super agjent për një super lojtar. Raiola ka kuruar interesat e tij prej dy vitesh. Kur e takoi për herë të parë, ai ishte minoren, në janar 2017. Mino e bindi që t’i jepte prokurën, pasi e dinte që do të shkonte shumë larg. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Image result for de ligt mino raiola

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?