16 futbollistë dalin pozitivë te skuadra e Vasco de Gamas

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi të frikshme në Brazil, teksa rastet janë shtuar edhe në botën e futbollit. Klubi i i Vasco De Gamas ka njoftuar se nga 43 futbollistë të testuar, 16 prej tyre kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit, ndërsa tre të tjera e kanë kaluar më herët e tashmë janë të shëruar.

Ky lajm vjen në një moment kur klubet në Brazil po bëhen gati të rinisin stërvitjen, ndërsa drejtuesit e Vascos garantojnë se kanë vënë në karantinë futbollistët e infektuar dhe do t’i mbajnë në izolim deri në shërimin e plotë.

“Ky lajm nuk është tregues shqetësimi, por i punës mjaft të mirë që po bëjmë për të identifikuar rastet e futbollistëve të prekur dhe për të mos lejuar shpërndarjen më shumë të koronavirusit”, thuhet më tej në deklaratën e klubit të Vascos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?