5 arsyet e disfatës së rëndë të Barcelonës ndaj Romës

Barcelona është eliminuar edhe këtë sezon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi dje në mbrëmje u eliminua nga Roma në shifrat 3-0, ndërkohë që ndeshja e parë kishte përfunduar 4-1 në favor të katalanasve. Edhe sezonin e kaluar u eliminua nga një ekip italian. Gazeta spanjolle “Sport” ka publikuar dhe 5 arsyet e eliminimit të blaugranëve.

1 – Një ekip veteran dhe i tejmbushur

Ernesto Valverde ka përsëritur të njëjtën formacion në ndeshjet e fundit, me një skuadër që luan çdo tre ditë. Nuk ka asnjë lojtarë të freskët, ndërkohë që disa prej titullarëve e kanë kaluar moshën 30 vjeç. Blaugranët në vitet e fundit kanë provuar që të rinovonin ekipin, por nuk kanë pasur aspak sukses me blerjet e bëra në merkato e transferimeve, teksa disa prej tyre kanë treguar se nuk e meritojnë që ta veshin fanellën e kësaj skuadre.

Swiss Digital Desktop Reklama

2 – Nuk ka stol apo besim te blerjet

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm një futbollist i blerjeve të reja, e nisi ndeshjen nga minuta e parë në Romë: Semedo, i cili nuk bëri aspak një paraqitje të mirë në “Olimpiko”. Kutinjo nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që Paulinjo dhe Dembele nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre. Blaugranëve u mungoi kapaciteti për t’u korrigjuar gjatë ndeshjeve. Nuk ka plan B, ka gjithmonë zgjedhje të detyruara, dhe më kryesorja, mungojnë alternativat nga stoli.

3 – Çfarë ndodh përtej Mesit?

Ndikimi i Mesit është një bekim kur argjentinasi është mirë, por një mallkim kur ai nuk është në një ditë të mirë. E njëjta gjë ndodhi edhe sezonin e kaluar në çerekfinale kundër Juventusit, Mesi u mbyll mjaft mirë nga kundërshtarët. Lojë sulmuese varet shumë nga numri 10, ndërkohë që ekipi i tij nuk është në gjendje për të gjetur një zgjidhje alternative. Luis Suarez provoi që të bënte gjëra pozitive, por skuadra nuk ju përgjigj. Madje as në minutat e fundit kur në fushë u futën Alkacer dhe Dembele.

4- Zgjedhjet e diskutueshme të Ernesto Valverde

Me zgjedhjet e tij konservatore, Valverde u dërgoi lojtarëve të tij një mesazh se ishte i frikësuar. Strategu i njohur synonte që të ruante rezultatin e ndeshjes së parë. Me një gol të shënuar, Barcelona do të kalonte praktikisht në gjysmëfinale, por Valverde preferoi që të bënte një hap pas, duke zgjedhur disa metra më pas në fushë. Blaugranët vuajtën shumë edhe për faktin se nuk patën kontrollin e topit. Trajneri Valverde nuk mundi që të korrigjonte asgjë edhe gjatë ndeshjes, edhe pse minutat i kishte në dispozicion për të bërë zgjedhje të tjera.

5- Planifikimi

Ambicia për të fituar, është e drejtë, por ndodh që ta pësosh. Blaugranët kanë treguar se nuk kanë një ekip për të synuar fitimin e tre trofeve, pavarësisht se këtë sezon janë të pamposhtur. Fakti që janë shumë pikë përpara në kampionat, ka ndikuar edhe në formën e disa lojtarëve, të cilët kanë nënvlerësuar seancat stërvitore, për të provuar që të fitonin gjithçka në muajin maj, por kjo strategji ishte e gabuar. Në “Olimpiko” ishin të lodhur si mendërisht ashtu edhe fizikisht. /Koha Jonë/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?