FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

5 futbollistë dhe 2 pjesëtarë të klubit të Barçës kanë qenë të prekur me koronavirus

Pandemia COVID-19 duket se ka prekur edhe klubin e Barcelonës. Pesë lojtarë nga skuadra e parë dhe dy teknikë u testuan pozitivë me Koronavirusin.

Sipas informacionit të ofruar nga radioja “Grupo Godó”, këto janë raste të kaluara, tashmë të shëruara, të zbuluara që kur La Liga nisi të kryejë testimet e para. Në atë kohë pjesëtarët e ekipit “buagrana” dolën se e kishin marrë virusin, pasi u kryen testet e gjakut.

E gjithë skuadra po stërvitet normalisht, me përjashtim të të dëmtuarve, çka tregon se aktualisht të gjithë futbollistët janë të pastër nga çdo infeksion. Asnjë prej tyre nuk do të mungojë në sfidën me Mallorca-n, të shtunën, në orën 22:00, për shkak të koronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?