Akuza e rëndë e Ministrit të Brendshëm në Francë: Benzema ka lidhje me te**oristët myslimanë!

Në një intervistë për mediat franceze, Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, akuzoi rëndë futbollistin e njohur Karim Benzema.

“Karim Benzema ka lidhje të forta, siç të gjithë e dimë, me Vëllazërinë Myslimane”, tha ministri francez i cili nuk dha më shumë detaje në lidhje me këtë akuzë tepër të rëndë.

Vëllazëria Myslimane lindi në Egjipt gjatë vitit 19289 në Ismalia, në verilindje të Kajros. Ishte një grup i themeluar nga Sheik Hassan Al Banna. Konsiderohet një organizatë reformiste e udhëheqjes sunite që i vuri vetes dy qëllime specifike, të çlirojnë vendin nga shtypja britanike dhe të marrin pushtetin në Egjipt për ta mbushur atë me vlera islamike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Organizata transnacionale islamike është cilësuar si një grup terrorist në Egjipt dhe disa vende fqinje, por jo në Francë. Benzema në fakt ka mbajtur një qëndrim mbështetës për të gjithë familjet e viktimave nga përplasjet e ditëve të fundit mes Izraelit dhe Palestinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?