Akuza të rënda te Barcelona, ish-drejtuesi: Dikush ka vjedhur te blaugranët!

Dorëheqja e 6 anëtarëve të bordit drejtues e ka tronditur nga themelet ambientin e Barcelonës. Presidenti Bartomeu po ndihet gjithnjë e më shumë vetëm dhe po mendon që të emërojë anëtarët e rinj, që do të zinin vendet e lëna bosh nga të dorëhequrit, për të shmangur paralizimin e kupolës drejtuese.

Emiili Rousaud, ish-zëvendëspresident i Barcelonës, ka dhënë një deklaratë tronditëse për “Rac 1” vetëm pak orë pas paraqitjes së dorëheqjes nga ai dhe 5 anëtarë të tjerë.

“Mendoj se dikush ka futur dorën për të grabitur. Të paguash 1 milion euro për një punë që në treg kushton vetëm 100 mijë euro…! Është e qartë dhe e pamohueshme. Cili e ka bërë? Sigurisht dikush nga bordi drejtues. Nuk e di kush ka qenë, por sigurisht mund të kemi dyshimet tona …”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?