Al Khelaifi: E dua Milanon, San Siro është një fortësë!
Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, nuk do të jetë i pranishëm sot në San Siro për ndeshjen kundër Milanit në Ligën e Kampionëve. Konfirmimi vjen nga vetë ai në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello Sport.
“Nuk do të jetë e lehtë të jem larg lojtarëve të mi, Luis Enrique dhe drejtori sportiv Luis Campos, me të cilët jam në kontakt të vazhdueshëm. San Siro ka një histori dhe atmosferë të pabesueshme. Është një fortesë ku luftohet kundër 12 kundërshtarëve.
Dhe unë e dua Milanon: vij shpesh këtu për punë dhe argëtim. Do ta shoh ndeshjen në televizor. Do të jetë një sfidë e madhe mes klubeve të mëdha, pikërisht në Champions League”, ishin fjalët e numrit një të PSG. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

