Alegri nuk dorëzohet: Do të tentojmë përmbysjen në Madrid!
Juventus ka pësuar një humbje 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Realit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, por kjo nuk do të thotë se Masimiliano Alegri është dorëzuar. Duke folur pas ndeshjes për “Premium Sport”, trajneri Italian nuk e sheh vetëm negativisht ndeshjen.
“Kur luan ndaj këtyre lojtarëve, duhet që të kesh me vete edhe fatin, dhe më pas gjendesh në një mbrëmje negative. Pësuam golin e parë shumë shpejtë. Dhe më pas bëmë 30 minuta shumë të mira. Ata nuk gabuan asnjë gjuajtje, dhe gjetën një super gol me Ronaldon.
Duhet të mendojmë për sezonin, pasi jemi ende në garë në kampionat dhe në Kupë, por do të shkojmë në Madrid për të provuar përmbysjen, edhe pse do të jetë e vështirë. Jemi përmirësuar nga sezoni i kaluar’, u shpreh Alegri. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

