FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E përzunë nga restoranti, Alioski: Jam i irrituar, nuk fshihem që jam shqiptar (VIDEO)

Futbollisti me origjinë shqiptare i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, është përzënë nga një restorant në Prilep, vetëm pse sepse foli në gjuhën shqipe. Lojtari i njohur ka konfirmuar vetë lajmin për mediat në Maqedoni duke thënë se është shumë i mërzitur për ngjarjen.

 

“Jam shumë i irrituar me atë që ndodhi në Prilep. Shikoni, unë luaj për përfaqësuesen e Maqedonisë, vij nga Anglia për të luajtur për këtë përfaqësuese, dhe e shihni se çfarë po përjetoj këtu. Në fakt kur me të afërmit e mi po flisja në gjuhën amtare, pasi nuk fshihem se jam shqiptar, mu afrua një njeri dhe më tha se duhet të largohem nga restoranti për arsye se dëgjoi se me cilën gjuhë po komunikoj me familjen time. Nuk kam fjalë, këtë nuk ia dëshiroj askujt”, u shpreh i revoltuar Alioski.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi luan për Leeds-in në Championship. Ai shënoi 7 gola në 44 ndeshje dhe ka qenë shpesh herë protagonistë edhe me Maqedoninë e Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?