Allegri jep lajmin e keq: Vlahovic dhe Chiesa nuk do të luajnë në derbin ndaj Torinos!
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka dalë para gazetarëve në prag të derbit ndaj Torinos, që do të luhet të shtunën pasdite. Strategu i bardhezinjve ka konfirmuar dy mungesa të mëdha.
“Vlahovic dhe Chiesa nuk do të jenë, por ekipi është mirë. Yldiz nga fillimi? Është gati për të luajtur, do ta vendos nesër. Kush grumbullohet, është gati për të luajtur këto ndeshje të rëndësishme.
Rabiot, Fagioli dhe Miretti kanë gola në këmbë. Duhet të jemi të kujdesshëm në derbi, pasi skuadra e Juric është gjithmonë e vështirë. Për të flasin rezultatet, ka bërë që shumë lojtarë të rriten”, deklaroi Allegri. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

