Ambasadorja e Kupës së Botës e bindur: Golovin do të shkojë te Juventusi! (VIDEO)
Viktoria Lopyreva është ambasadorja e Kupës së Botës në Rusi dhe është një ndër personazhet më të përfolura gjatë këtij eventi. Bukuroshja e njohur ruse ka tërhequr vëmendjen e mediave për shkak të formave të saj perfekte, por ajo ka edhe njohuri të shumta edhe për lojtarët.
Në një intervistë për mediat italiane Viktoria ka folur për mungesën e Italisë dhe për kalimin e mundshëm të yllit të Rusisë, Golovin te Juventusi.
“Më vjen keq që Italia do të mungojë në këtë Kupë Bote, por jam e bindur se ju do të merrni pjesë në eventi e ardhshëm. Do na mungoni shumë. Ne rusët dhe ju italianët jemi shumë të lidhur. Golovin do të shkojë te Juventusi, mendoj se ai është gati për këtë eksperiencë. Për ne do të jetë një gjë shumë e mirë që ai do të luajë në një kampionat si Seria A dhe te Juventusi”, ka thënë ambasadorja për mediat italiane. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

