Ankth në Holandë, lojtari i njohur bie pa ndjenja në fushë (VIDEO)

Momente dramatike në kampionatin holandez në sfidën Nijmegen-Alkmaar. “Ylli” i Nijmegen në Eredivisie, Bas Dost, u rrëzua pa ndjenja në fushë në minutat shtesë, duke shkaktuar ankth dhe frikë te futbollistët në fushë dhe të pranishmit në stadium.

Mjekët e të dyja skuadrave vrapuan në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe fatmirësisht duke se më e keqja është shmangur. Nga Holanda konfirmimet e para sugjerojnë se 34-vjeçari është i vetëdijshëm, gjithsesi është dërguar në spital për ekzaminime më të detajuara.

“Bas Dost është fatmirësisht i ndërgjegjshëm. Të urojmë shërim të shpejtë, forca, Bas!”, ishte postimi i Alkmaarit në X (Twitter).

Swiss Digital Desktop Reklama

https://twitter.com/i/status/1718685933086613731

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?