Argjentina fiton ndaj Paraguait, Brazili ndalet ndaj Venezuelës (VIDEO)
Argjentina vijon serinë e rezultateve pozitive në kualifikueset e Botërorit 2026. Kampionët në fuqi të Botës fituan minimalisht 1-0 në shtëpi ndaj përfaqësueses së Paraguait.
Golin e vetëm të takimit e shënoi mbrojtësi Nicolas Otamendi në minutën e tretë. Në ndeshjen e luajtur në “Estadio Monumental” në Buenos Aires, “Albiçelestët” ishin shumë kërkues duke dominuar të gjithë sfidën.
Me këtë fitore, Argjentina shkoi në kuotën e 9 pikëve pas 3 ndeshjesh të luajtura, duke lënë pas Brazilin me 7 pikë. Pikërisht këta të fundit dështuan në shtëpi ndaj Venezuelës duke u ndalur në barazim 1-1. Goli që zhbllokoi takimin erdhi në pjesën e dytë ku pas një asisti të Neymar, Gabriel dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avanatzhin 5-herë Kampionëve të Botës. Eduard Bello barazoi 5 minuta nga fundi.
KOHA JONË SONDAZH

