Argjentina me Messin vijon me fitore, Brazili mundet nga Uruguai (VIDEO)

Argjentina vijon dominimin në Amerikën Jugore, në kualifikueset e Botërorit 2026, i cili do të jetë eventi i parë në histori me 48 skuadra. Albicelestët fituan 2-0 edhe përballë Perusë, të udhëhequr nga Lionel Messi.

Ai ishte protagonist absolut pasi shënoi dy golat e triumfit, duke dhuruar spektakël të vërtetë.Legjenda që është pranë fitimit të Topit të Artë të tetë, realizoi edhe golin e tretë, por që do të anulohej.

Argjentina ngjitet në kuotën e 12 pikëve të plota, e shkëputur me 5 pikë nga ndjekësit e Brazilit, Uruguait dhe Venezuelës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Seleçao” bëri një tjetër hap fals, pasi u mund me rezultatin 2-0 pikërisht nga Uruguai i Bielsës. Darëin Núñez në fundin e pjesës së parë dhe Nico De la Cruz 13 minuta përpara fundit të lojës, hodhën në tapet Brazilin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?