Armando Broja përfundon në listën e dëshirave të Milanit, shihet si pasues i Ibrës

Zlatan Ibrahimovic nga sezoni i ardhshëm me shumë mundësi nuk do jetë pjesë e Milanit, për shkak të moshës dhe dëmtimeve. Mes emrave për ta zëvendësuar prej javësh qarkullojnë Hajlund dhe Kudus.

Gjithsesi Corriere dello Sport konfirmon se një objektiv i madh është Armando Broja. Sulmuesi i Kombëtares sonë është kërkuar me ngulm në muajt e fundit nga Napoli, por në fund vendosi që të qëndronte tek Chelsea.

Blutë e Londrës për ta lënë të lirë kërkojnë plotë 35 milionë euro, teksa së fundmi kanë rinovuar kontratën me bomberin 21-vjeçar dhe për disa vite të tjera. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?