FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestohet arbitri që ka gjykuar në Champions, kapet “mat” në shtëpi publike

Slavko Vincic, arbitri slloven që ka drejtuar ndeshje në Champions e Europa League, është kapur në flagrancë dhe është arrestuar në një vilë në Bijeljina në Bosnje Hercegovinë së bashku me 9 femra dhe 25 burra me dyshimin për përfshirje në një rrjet prostitucioni.

Gjatë aksionit blitz, policia lokale ka sekuestruar kokainë e armë. Arbitri slloven, që në këtë sezon ka arbitruar tre ndeshje të Champions League (Bruges-Galatasaray, Genk-Liverpool e Manchester City-Shakhtar Donets)  dhe një të Europa League (Bayer Leverkusen-Porto).

40-vjecari nuk është organizatori i veprimeve të parregullta, por vetëm një klient i vajzave që kryesoheshin nga Tijana Maksimovic, e ndaluar ndërsa mundohej të kalonte ilegalisht kufirin përmes lumit Drin në një barkë me tre vajza të tjera. Një histori e shëmtuar që mund t’i japë fund karrierës së Vincic si arbitër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?