Arsenal lehtësisht Stoke, Aubamejang shkëlqen me dopietë (VIDEO)
Arsenali më në fund ka rigjetur ritmin e duhur në kampionat. “Topçinjtë” kanë fituar 3-0 sfidën e javës së 31-të ndaj Stoke Sitit.
Mesut Ozil fitoi një 11-metërsh në minutën e 74-t. Nga pika e bardhë shkoi Aubamejang, i cili mposhti portieri Butland. 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt ganezi realizoi një tjetër gol, i cili ishte i dyti në këtë takim.
Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Arsenali shënon një tjetër gol nga pika e bardh me Lakazet, duke i dhënë ekipit të tij 3 pikët e radhës, por që i mban në kuotën e 51 pikëve në vendin e 6-të që e çon në zonën e Europa League. Në fushë për 90 minuta ishte edhe Xherdan Shaqiri, por pa mundur që të lërë gjurmë/Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

