Askush si Paredes në 20 vitet e fundit, vendos rekord te Juventusi

Leandro Paredes është shndërruar menjëherë në një lojtar kryesorë te Juventusi, duke u kthyer në një lider para mbrojtjes në thyerjen dhe ndërtimin e aksioneve.

Në debutimin me “Zonjën e Vjetër” që fati e vendosi përballë ish-skuadrës së tij, PSG në ndeshjen e parë të fazës së grupeve, argjentinasi ishte në super formë.

Sipas statistikave të “Opta”-s, Paredes ka prekur 102 topa mbrëmjen e djeshme, si asnjë lojtar tjetër bardhezi të paktën që nga viti 2003, kur “Opta” ka nisur që të regjistrojë statistika. Statistika që qetësojnë Allegrin,  teksa rikthimi i Pogba dhe Chiesa-s do ta bënte ekipin torinez të frikshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?