Asllani: Ëndërrojmë për në Gjermani, tifozët na kanë ndihmuar shumë!

Mesfushori i Kombëtare sonë Kristjan Asllani ka dhënë së fundmi një intervistë për Ora News, ku ka folur për ëndrrën për të shkuar në Europian. Ai tha se do të bëjë të pamundur që kombëtarja janë të kualifikohet për në Euro 2024 në Gjermani.

“Qysh kur kemi filluar sezonin me Kombëtaren ka qenë një ëndërr. Të gjithë ëndërrojmë për në Gjermani. Kemi një ndeshje të vështirë në Moldavi. Është normale se e mendojmë fitoren, por në futboll nuk i dihet asnjëherë. Jemi shumë të fokusuar dhe do të luftojmë për bluzën dhe fitoren

Na ndihmojnë shumë tifozët. Kur luan këtu në San Siro është fantastike. Ndërsa edhe në Shqipëri është fantastike. Edhe lojtarët e tjerë thonë se është një atmosferë që nuk është parë ndonjëherë”, deklaroi Asllani.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?