Asnjë i prekur nga coronavirusi, por Kosova mbyll dyert e stadiumeve

Kosova nuk ende qytetarë të prekur nga Coronavirusi, megjithatë Qeveria po merr masat ekstreme për të parandaluar një epidemi të mundshme. Për këtë arsye, edhe Federata e Futbollit të Kosovës, ka vendosur që të gjitha ndeshjet e IPKO Superligës së Kosovës do të zhvillohen pa praninë e tifzëve deri më 27 mars.

Njoftimi i FFK-së:

“Federata e Futbollit e Kosovës duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës më datë 11 mars për mbrojtje nga koronavirusi i njofton klubet anëtare të saj dhe opinionin në përgjithësi se:

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjitha ndeshjet e futbollit në Kosovë në kategorinë e seniorëve do të zhvillohen pa praninë e publikut deri më 27 mars, 2020, derisa ligat e juniorëve dhe grupmoshave të reja pezullohen përkohësisht (deri në një vendim të ri).

Swiss Digital Mobile Reklama

Në stadiume gjatë zhvillimit të ndeshjeve do të jenë të pranishëm vetëm stafet e skuadrave, zyrtarët e FFK-së, zyrtarët e klubeve, zyrtarët policor dhe përfaqësuesit e mediave.

Klubet organizatore të ndeshjeve udhëzohen që të bëjnë vendosjen e dezinfektuesve të duarve në zhveshtore.

Po ashtu si masë parandalimi ndaj koronavirusit, ashtu sikurse në vendet tjera evropiane rekomandohet që futbollistët dhe stafet e skuadrave të mos e bëjnë përshëndetjen e zakonshme të dhënies së duarve në fillim dhe në fund të ndeshjes.

FFK kërkon mirëkuptimin e futbolldashësve për ndërmarrjen e këtyre masave, derisa do të ndjekë më vëmendje zhvillimet në vend dhe me kohë do të ndërmarrë hapat e nevojshëm.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?