Atletico Madrid fiton me poker ndaj Celta Vigos (VIDEO)

Atletico Madrid rikthehet te fitorja në kampionat, duke marrë një fitore të thjeshtë 4-1 në përballjen e javës së pestë të La Ligas-s ndaj Celta Vigos.

Correa zhbllokoi ndeshjen në minutën e 9-të, ndërkohë që në minutën e 50-të do të dyfishonte me de Paul, që ishte protagonist i padiskutuar i këtij takimi.

Carrasco do të realizonte golin e tretë për ekipin e “colchoneros” në minutën e 66-të. Celta Vigo do të shënonte golin e vetëm në minutën e 71-të, por Nunez do të shënonte autogol pak minuta nga fundit duke i dhënë vulën fitores së skuadrës së Simeones.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas javës së pestë të La Liga-s Atletico Madrid ngjitet në vend të katërt me 10 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?