Ausilio nesër në “Air Albania”, ja futbollisti që do të vëzhgojë me interes
Piero Ausilio ishte i ftuari special të martën në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku po organizohet edhe kursi për drejtor sportiv. Njeriu i merkatos në klubin e Interit të enjten do të jetë në shkallët e stadiumit “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë.
Mediat pranë klubit zikaltër bëjnë me dije se Drejtori Sportiv i Interit ka edhe një mision të veçantë në kryeqytetin shqiptar, të ndjekë nga afër mesfushorin çek Thomas Soucek. Ky i fundit është pjesë e West Hamit në Premier League dhe i skadon kontrata me londinezët në fund të sezonit, kur edhe do të jetë futbollist i lirë.
Interi ndjek prej kohësh 28-vjeçarin, që është një mesfushor shkatërrues, por falë shtatlartësisë, gjen shpesh edhe rrjetën, teksa te zikaltrit e shohin si profilin e duhur për të shtuar centimetrat dhe forcën fizike në mesfushë, por pa shpenzuar para.
KOHA JONË SONDAZH

