FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Babai i Milikonvic-Savic e thotë hapur: Sergej shko te Juventusi!

Nga debutimi në Kupën e Botës (i pari në karrierën e tij), në sfidën Kosta Rika-Serbi, deri te zërat e panumërta në merkato, e ardhmja e Milikonvic-Savic duket e destinuar për të qenë te Juventusi. Si për të konfirmuar zërat e shumë mendon babai i tij, Nikola në një intervistë të dhënë për gazetën “Tuttosport” ka shprehur dëshirën që ai të shkojë këtë verë në Torino.

“I kam thënë disa herë që të luajë me bardhezinjtë, pasi është skuadra ideale për të. Bëhet fjalë për një klub të madh, që dominon në Itali dhe është pretendent në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sergej e njeh mirë kampionatin italian, gjuhën dhe është integruar mirë në këtë botë. Te Juventusi do të luante me kampionë si Dybala, Douglas Costa etj. Me Juventusin ai mund të synojë të fitojë edhe “Topin e Artë”, pasi do të ishte gjithnjë në një ekip pretendent për të fituar kudo ku luan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të shkojë në Spanjë pas 2-3 sezonesh, pasi të jetë pjekur edhe më shumë si futbollist, ashtu sikurse bëri edhe Zidane. Gjithsesi, do të jetë Sergej ai që do të bëjë zgjedhjen”, tha Nikola.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?