Bajerni i pamëshirshëm, fitore tenistike ndaj Dortmundit (VIDEO)

Bayerni i Mynihut nuk ka mëshirë në Bundesligë, teksa sot ka fituar me me rezultatin e thellë 6-0 në ‘Allianz Arena”, duke prekur titullin kampion. Skuadra e Jup Hejkens nuk e diskutoi aspak fitoren, madje mbylli llogaritë që në pjesën e parë, duke shënuar plot 5 gola.

Sulmuesi polak Levandovski shënoi 3 herë ndaj ish skuadrës së tij, duke marrë topin në shtëpi, ndërsa Rodriguez, Muller dhe Ribery shkruan emrin në listën e golashënuesve, për të kompletuar fitoren tenistike.

Tashmë Bajerni është vetëm një pikë larg të shpallurit kampion edhe matematikisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?