Barça-Roma gjykohet nga një holandez, i sjell fat ekipit italian

Danny Makkeile do të jetë gjyqtari i sfidës Barcelona-Roma, ndeshja e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, që do të luhet të mërkurën në mbrëmje në “Camp Nou”. Më parë ka vetëm një precedent në karrierën e tij duke gjykuar verdhekuqtë dhe në atë rast italianët triumfuan.

Holandezi ka drejtuar ndeshjen kur Roma fitoi 4-0 në fushën e Vijareal në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e kthimit të Europa League, në 16 shkurt 2017, kur Edin Dzeko shënoi një tregolësh mbresëlënës. Holandezi ka ndeshjen e tij të 16-të në Champions League. Për herë të parë ai do të drejtojë një ndeshje të luajtur nga Barcelona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?