Barcelona e zhytur në borxhe, duhet të shlyejë disa klube me pagesat e prapambetura

Barcelona do të prezantojë buxhetin në mbledhjen e aksioneve, ku parashikohet një borxh prej 207 milionë eurosh, për disa blerje ë ka bërë në vitin 2022 dhe ende nuk janë shlyer.

Barça raporton një borxh afatshkurtër prej 89 milionë eurosh, për t’u paguar këtë sezon, ndërkohë që ka një borxh afatgjatë prej 118 milionë eurosh. Këto janë borxhe prioritare, sepse në rast mospagese klubet mund të padisin Barcelonën, duke penguar Barcelonën që të bëjë merkato.

Borxhi më i lart është te Leeds United për Raphina. Barcelona duhet të paguajë 24 milionë deri në fund të këtij viti dhe 38 të tjerë në planin afatgjatë. Për Lewandowskin mbeten 10 milionë euro për t’u paguar këtë vit dhe 21 milionë euro në afat të gjatë, ndërsa për Ferrán Torres , të blerë në janar 2022, mbeten për t’u paguar këtë vit 13 milionë euro dhe këste të tjera të ardhshme 26 milionë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër nga shpenzimet e mëdha të shtyra ka të bëjë me ish-lojtarin e Sevillas, Kounde. Konkretisht, Barça do të duhet të paguajë 11 milionë euro këtë vit dhe 24 milionë euro në të ardhmen. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?