Barcelona hidhet në sulm për mbrojtësin Klostermann nga Leipzig

Barcelona pritet të jetë shumë aktive edhe në merkaton e verës së ardhshme, teksa që tani ka zbuluar një pjesë të emrave. Lukas Klostermann i Leipzigut është një ndër opsionet e shumta të Xavi Hernandezit, lojtar i cili shquhet për adaptimin në disa pozicione , arsye mëse e mjaftueshme për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’.

Për më tepër kjo marrëveshje s’do ti shkaktonte asnjë humbje katalanasve në aspektin ekonomik pasi 27-vjeçari e përfundon kontratën me gjermanët në 30 qershorin e 2024-ës , të cilin numri një i stolit e mirëpret në Katalunjë.

Lukas Klostermann aktivizohet për Leipzigun dhe eksperienca e tij e deritanishme është e konsiderueshme me 269 sfida, ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 12 asiste. Përforcimi në mbrojtje me lojtarë cilësorë konsiderohet një prioritet në çdo merkato nga drejtuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?