Bayerni fiton me lehtësi ndaj Freiburgut, por Kane nuk shënon
Bayerni mori një fitore të thjeshtë 3-0 në “Allianz Arena” përballë Freiburgut. Ndeshja mori rrjedhën e saj që në 45 minutave të para, pas golave nga Coman dhe Sane.
Sulmuesi francez e befasoi portierin Atubolu me një harkim që përfundoi direkt në rrjetë në minutën e 12-të. Në të 25-tën erdhi edhe goli i dytë, që mban firmën e sulmuesi i kombëtares gjermane, pas pasimit të marrë Harry Kane.
Dominimi i Bayernit vijoi edhe në pjesën e dytë, kur erdhi goli i tretë i shënuar nga Coman. Bayerni ngjitet në kuotën e 17 pikëve, në vendin e tretë, me dy pikë më pak se Leverkuseni.
KOHA JONË SONDAZH

