Bayerni “lë nam”, eliminohet nga Saarbrucken në Kupën e Gjermanisë (VIDEO)

Bayern Munich është mundur nga Saarbrucken dhe eliminohet në fazën e 1/16-ave të Kupës së Gjermanisë. Skuadra që konkurron në 3.Liga triumfoi me përmbysje me rezultatin 2-1.

Muller zhbllokoi sfidën, duke shënuar golin e vetëm të Bayern në minutën e 16-të. Megjithatë vendasit gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 45+1-të me Sontheimer.

Ndërsa u duk që koha ishte drejt fundit, në minutën e 90+6-të Gaus shënoi golin e përmbysjes dhe të kualifikimit për në raundin e 1/8-ave të DFB Pokal.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?