FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bayerni mund me një “magji” të Kimmich Dortmundin dhe hipotekon titullin (VIDEO)

Bayern Munich hedh një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion. Skuadra e drejtuar nga Flick fitoi klasiken e futbollit gjerman 1-0 kundër Dortmundit në transfertë

Edhe pse pritej një duel mes Haaland dhe Lewandowskit, asnjëri prej tyre nuk mundi që të linte gjurmë në këtë ndeshje. Pas një dominimi në lojë, kampionë e Gjermanisë gjetën golin në fundin e pjesës së parë. Joshua Kimmish realizoi një magji të vërtet me një goditje me parabël shumë të bukur duke befasuar portierin Burki.

Në fraksionin e dytë, Favre mundohet të ndryshojë diçka në ekipin e tij, por u befasua edhe nga dëmtimi i Haaland që doli nga fusha në minutën e 72-të. Dortmundi dominoi në lojë, por rrezikoi shumë pak portën e Neuer, i cili ishte në një ditë fantastike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bayerni arriti që të ruante avantazhin deri në fund, duke mbetur në krye të renditjes me 64 pikë, 7 më shumë se Dortmundi, teksa mbeten edhe 6 javë nga fundi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?