Benzema zhduket në rrjetet sociale, fshin të gjitha llogaritë
Sulmuesi i Real Madrid dhe i kombëtares së Francës, Karim Benzema është zhdukur plotësisht nga rrjetet sociale në përfundim të ndeshjes së madrilenëve kundër Betisit, e cila përfundoi me fitoren 2-1 të “Los Blancos”.
Fshirja e “Facebook”, “Twitter” dhe “Instagram” nga ana e futbollistit i ka habitur të gjithë, pasi ai është një përdorues mjaft aktiv në rrjetet sociale.
Arsyet e largimit të Benzema nga rrjetet sociale për momentin nuk janë zbardhur. Mund të jetë vendimi i tij që të fokusohet në vazhdimësinë e sezonit në një vit në të cilit zhvillohet edhe Kupa e Botës, por mund të jetë dhe për çështje sigurie.
KOHA JONË SONDAZH

