Berlusoni bën gjestin e madh, dhuron 10 milionë euro për të përballuar koronavirusin
Silvio Berlusconi ka vendosur që të japë një kontributë të rëndësishëm në luftën kundër koronavirusit. Ish-presidenti i Milanit u është bashkuar atyre që po përballën me pandeminë e virusit vdekjeprurës.
83-vjeçari, aktualisht president i Monzas, ka vendosur të vërë në dispozicion të krahinës së Lombardisë nëpërmjet një donacioni shumën 10 milionë euro, e domosdoshme për të ngritur një repart të ri të terapisë intensive me kapacitet 400 shtretër në spitalin e Milanos apo në qendrat e pritjes së të sëmurëve.
Një veprim i bukur i një politikani që ka dhënë shumë edhe për futbollin dhe Milanin për shumë vite.
KOHA JONË SONDAZH

