Bonucci kthehet në “mace të zezë” për Union Berlin, pas ardhjes së tij të gjitha humbje
Unionin e Berlinit po kalon një krizë rezultatesh, teksa fitorja e fundit daton që nga 26 gushti 0-2 ndaj Darmstadt në transfertë. Që nga ajo datë kanë ardhur 6 humbje radhazi, katër prej të cilave në Bundesligë dhe dy në Champions League, teksa në Gjermani kanë filluar të shohin si “macen e zezë” pikërisht mbrojtësin italian Leonardo Bonucci.
I transferuar në kryeqytet në orët e fundit të merkatos, Bonucci nuk ka parë asnjë fitore me skuadrën e re, teksa në 4 prej 6 ndeshjeve të humbura ka qenë edhe vetë në fushë.
Natyrisht që faji për humbjet nuk është aspak i mbrojtësit italian, por e gjithë kjo lidhet me faktin që prej ardhjes së tij në Berlin, Unioni ka njohur vetëm humbje.
KOHA JONË SONDAZH

