Botërori 2023 në 3 kontinente, Southgate del kundër formulës së FIFA-s

Zgjedhja për të luajtur tri ndeshjet e para të Botërorit 2030 në Amerikën e Jugut nuk e bind Gareth Southgate, i cili u shpreh negativisht për formulën e propozuar nga FIFA.

Trajneri i Anglisë ka shfaqur dyshimet e tij për vendimin e marrë nga organi më i lartë i futbollit global për të festuar 100-vjetorin e Kupës së Botës si kompeticion.

“Gjëja më e rëndësishme është se nuk e kuptoj integritetin e turneut; tri ndeshje të luajtura në Amerikën e Jugut, më pas ekipet kombëtare duhet të kalojnë sërish Atlantikun, të ndryshojnë zonat kohore dhe të rifillojnë garën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë nuk jam një mbështetës i kësaj zgjedhjeje. Mund të ndodhë që ne të duhet të luajmë kundër Argjentinës në shtëpinë e saj, më pas duhet të kthehemi në Europë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka një ndryshim të madh mes të luajturit kundër argjentinasve në Buenos Aires. Është e vërtetë që kjo ka ndodhur pak në Kampionatin e fundit Europian, por më duket si një situatë ndryshe, me pasoja të rëndësishme në kompeticion”, deklaroi Southgate.

Spanja, Portugalia dhe Maroku do të jenë mikpritësit zyrtarë të Kupës së Botë 2030, por tri ndeshjet e para do të zhvillohen në Uruguaji, Argjentinë dhe Paraguaj, vendim ky i ardhur për shkak të rrënjëve amerikano-jugore të kompeticionit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?