Brazili shkatërron Perunë në 45 minutat e para (VIDEO)

Brazili ka shkatërruar Perunë në 45 minutat e para të ndeshjes së tretë në grupe në Kupën e Amerikës. Skuadra e Tites ka dhuruar spektakël duke arritur që të gjejë rrugën e rrjetës që në minutën e 12-të më Casemiron, pas një goditje nga këndi.

7 minuta më pas portieri i peruanëve, Gallese, bën një gafë të pafalshme duke e përplasur topin te Firminho, i cili më pas e ka të thjeshtë për ta shmangur dhe për ta shoqëruar topin në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Selecao” nuk u ndal me kaq, teksa në minutën e 32-të, Everton shënoi një gol të bukur me një goditje në hyrje të zonës. Në ndeshjen tjetër të grupit A, Venezuela fitoi 1-0 në pjesën e parë me një gol të shënuar që në minutën e dytë nga Machis. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?