Broja ende jo gati tek Chelsea, rrezikon dy sfidat e nëntorit me Kombëtaren tonë

Armando Broja vazhdon rikuperimin pas dëmtimit në gju që e mbajti jashtë fushave për disa muaj. Ai nuk do të jetë i disponueshëm as kundër Blacburn Rovers.
Trajneri Pochettino e la pushim sërish sulmuesin e Kombëtares shqiptare, duke mos rrezikuar dhe për t’i dhënë kohë të rikuperohet plotësisht. Broja vijon rikuperimin dhe po stërvitet gradualisht, është sërish në dyshim për dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares shqiptare, më 17 nëntor kundër Moldavisë dhe më 20 ndaj Ishujve Faroe.
Situata e Brojës po ndiqet me kujdes, si nga stafi mjekësor i Chelsea-s, ashtu edhe nga stafi i Kombëtares. Sylvinho ndërkohë pret që të rikuperohet plotësisht për t’i dhënë më pas mundësinë për të luajtur.
KOHA JONË SONDAZH

