Broja “flakë” në stërvitje tek Chelsea, gati për derbin ndaj Arsenalit (VIDEO)
Armando Broja është kthyer në fatsjellës te Chelsea, që po kalonte një mini-krizë në këtë sezon. Sulmuesi kuqezi u largua nga Kombëtarja jonë pasi ndjente shqetësim në gjurin e dëmtuar, por më sa duket asgjë nuk është serioze pasi sulmuesi kuqezi zbriti menjëherë në stërvitje, ndërsa ka shfaqur një formë të mirë, i gatshëm për sfidën e së shtunës kundër Arsenal në Premier League.
Klubi i Chelsea-t me anë të një video në faqen zyrtare ka postuar momente nga stërvitja ku shihet i buzëqeshur dhe në formë shumë të mirë. Dilemat për një hatërmbetje me Sylvinhon nuk kanë munguar, por për momentin ai do të jetë i përqendruar tek Blutë e Londrës që kanë nevojë për një sulmues kreativ dhe të shpejt si ai.

KOHA JONË SONDAZH

