Bufon: Reali më i fortë, Ronaldo të shkakton netë pa gjumë!
Pas fitores ndaj Milanit, kapiteni i Juventusit, Xhanluixhi Bufon ka dhënë një intervistë për RMC Sport, ku ka folur për duelin e radhës në Champions ndaj Realit.
“Kjo është një përballje për të cilën natyrisht që shqetësohemi, sepse e dimë se ka vështirësi të panumërta dhe se do të luajmë kundër një ekipi që është më i fortë se ne, dhe i cili ka individë të jashtëzakonshëm”, ka thënë Buffon për RMC Sport.
Bufon, megjithatë, ka thënë se jo gjithmonë triumfon skuadra më e mirë pas dy ndeshjeve. I pyetur se kë do të linte në pankinë nga kundërshtarët:
“Kur luan kundër një ekipi si Real Madridi, t’i heqësh një lojtar nuk bën dallim të madh. Por, kur e di se do të përballem me Kristiano Ronaldon, të bën që të kalosh disa netë të komplikuar, pa gjumë”, ka thënë portieir i bardhezinjve. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

