FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bufon: Të shohim diferencat, ende nuk jemi dorëzuar!

Xhixhi Buffon është shumë i qartë para ndeshjes së kthimit ndaj Reali. Kapiteni i Juventusit e di se për ekipin e tij në Madrid do të jetë një mision i pamundur pas humbjes 3-0 në Torino. Por kjo nuk do të thotë se ai tërhiqet. “Kjo do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne gjithmonë duhet të provojmë të bëjmë të pamundurën, të mundur. Sigurisht unë mendoj se ne kemi shumë krenari për të bërë një ndeshje të mirë, dhe për ta parë nëse diferencat janë aq të mëdha.

S’ka dyshim se ne jemi të lirshëm, por mund të jemi edhe më të rënduar. Sa herë që kemi ardhur në Madrid jemi kualifikuar. Këtë herë të paktën do të nderojmë fanellën. Tifozët tanë na kanë mbështetur, dhe ky është një sinjal i bukur.

Ndeshja e fundit kundër Kristiano Ronaldos ? Unë nuk kam asnjë ide, nuk dua të flas për këtë tani. Por të gjithë profesionistët do të donin që të bënin ndeshjen e fundit të Champions në Bernabeu kundër Real Madridit”, u shpreh Bufon. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?