Bundesliga thotë “stop”, Rumegine: Duhet mbyllur sezoni për çështje financiare!
Në fund edhe Bundesliga u detyrua të thotë “Stop” përballë emergjencës së koronavirusit. Federata Gjermane nuk do të zhvillojë ndeshjet e kësaj fundjave, për të cilat fillimisht u tha se do të zhvilloheshin me dyer të mbyllura. Një vendim ky i marrë dhe nga presionet e lojtarëve.
Dakort, shëndeti është më i rëndësishmi, por ka dhe një anë tjetër, ajo financiare që klubeve do t’iu kushtojë shumë. Këtu ndalet Rumenige. “Të gjithë duhet të kuptojnë se se duhet mbyllur sezoni për çështje financiare. Pjesa dërrmuese e të ardhurave vjen nga të drejtat tv. Ka ende pagesa për t’u respektuar dhe shumë klube të mesme dhe të vegjël do të kenë probleme me likuiditetin. Shpresojmë që çdo gjë të mbarojë shpejt”.
KOHA JONË SONDAZH

