Buskets: Humbja më e dhimbshme që kam përjetuar te Barcelona!
Barcelona pësoi një humbje të rëndë të martën në mbrëmje ndaj Romës në shifrat 3-0. Mesfushori Serxho Buskets nuk e fshehu hidhërimin gjatë një deklarate në fund të ndeshjes.
“Është një natë shumë e trishtë, shumë e vështirë për t’u harruar. I kërkojmë falje tifozëve për mënyrën e turpshme si u eliminuam. Kjo është humbja më e dhimbshme që kur unë jam pjesë e Barcelonës. Rezultatet e dy viteve të fundit jashtë fushës tonë në Champions League kanë qenë shkatërrimtare dhe gjërat duhet të ndryshojnë nëse duam titullin në Europë.
Shpresojmë që kjo humbje të ndikojë sa më pak të jetë e mundur. Tani duhet të fitojmë titullin në La Liga, por nuk mendoj se kjo do të shërbejë si ngushëllim për këtë disfatë”, u shpreh Buskets.
KOHA JONË SONDAZH

